14:52 / E Hënë, 27 Maj 2024 / LB

Arrihet marrëveshja – Conte, trajner i Napolit

Trajneri italian Antonio Conte raportohet se shumë shpejtë do të prezantohet te Napoli.

“Napolitanët” pas një sezoni të dështuar, shumë shpejtë pritet të bëhen me trajneri të ri.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, negociata midis Napolit dhe Conte-s janë në fazën finale.

Sipas Romano-s, të dyja palët janë duke punuar në detajet e fundit të marrëveshjes.

“Napoli dhe Antonio Conte po afrohen me bisedimet që kalojnë në fazën përfundimtare”, ka thënë Romano.

“Pas miratimit të presidentit të Laurentiis, avokatët e Napolit dhe kampi i Antonio Contes tani janë duke punuar në detajet e fundit të kontratës në mënyrë që të arrihet marrëveshja”, ka pohuar eksperti italian i transferimeve.