17:16 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja: Higuain dhe Caldara në Milan, Bonucci rikthehet te Juventus

Është arritur marrëveshja “bombastike” e afatit të verës. Skuadra e Milanit ka siguruar transferimin e dy lojtarëve të Juventusit, Gonazlo Higuain dhe Mattia Caldara, shkruan IndeksOnline.

Sipas gazetarëve italian (Fabrizio Romao dhe Gianluca Di Marzio), marrëveshja mes Milanit dhe Juventusit është arritur me sukses, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Serie A-s, do ta sigurojë kthimin e Leonardo Bonuccit, por do t’i largojë dy yje, Higuain dhe Caldara, të cilët do ta veshin fanellën kuqezi!

Kujtojmë që gjatë këtij afati, Juventusi bëri dy goditje të mëdha, transferimi i Emre Can dhe Cristiano Ronaldo./IndeksOnline/