23:54 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Gattuso ”shuplakë” lojtarëve: Jeni fajtorë për eliminimin

Gennaro Gattuso i ka fajësuar lojtarët e tij për eliminimin e Milanit nga Europa League pas humbjes nga Olypiacosi.

”Rossonerët” do të vazhdonin tutje me një humbje, 1-0 apo 2-1, megjithatë, humbja e sotme, 3-1, e dërgoi Milanin në shtëpi.

Është hera e parë që prej sezonit, 1999/00 që Milani dështon të kualifikohet tutje nga faza e grupeve në një kompeticion evropian, transmeton IndeksOnline.

”Ky është një zhgënjim i madh. Së pari, ne s’duhet të harrojmë se miliona tifozë të Milanit na përcollën”, tha Gattuso për Sky Sport Italia.

”Ne e kishim ndeshjen në duar, por kur krijon tetë raste në një stadium si ky dhe gjërat shkojnë keq, ju meritoni të eliminoheni”.

”E vërtetë është se gjyqtari bëri disa gabime, por ne nuk i konkretizuam rastet dhe e dhuruam ndeshjen. Nuk e merituam kualifikimin”./IndeksOnline/