10:21 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshja për koalicion të madh në Gjermani

Pas një takimi maratonik prej gati 24 orësh u kutmua vendimi për marrëveshjen. Kancelarja Merkel mbetet në këtë post.

Liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz, siç njoftojnë agjencitë gjermane të lajmeve, kanë arritur marrëveshje gjatë një takimi prej gati 24 orësh, që të vazhdojnë koalicionin e madh në Gjermani.

Përfaqësuesit e partive kanë hartuar një dokument prej 28 faqesh, i cili është dakorduar gjatë këtyre bisedimeve në nivelin më të lartë, thotë qarqet e afërta me negociatorët.

Angela Merkel, Horst Seehofer dhe Martin Schulz do ta paraqesin gjatë ditës këtë marrëveshje para gazetarëve.