Arrihet marrëveshja për transferimin e Rashford, detajet mes Manchester United dhe Aston Villas

Marcus Rashford do të jetë futbollist i ri i Aston Villas.
Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano, Aston Villa ka pranuar marrëveshjen për të nënshkruar me Marcus Rashford në huazim nga United, shkruan IndeksOnline.
Transferimi i Rashford do të jetë në formë huazimi, i vlefshme deri në qershor me mbi 70% pagë të mbuluar nga Aston Villa.
Klauzola e opsionit të blerjes gjithashtu përfshinte vlerë 40 milion funte, me një marrëveshje të mundshme tre vjeçare e gjysmë.
Testet mjekësore janë rezervuar për ditën e sotme./IndeksOnline/