23:55 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arrihet marrëveshje: Skuadra e Premierligës blenë futbollistin e Barcës

Watford  është duke punuar që të jetë sa më konkurrues sezonin e ardhshëm në Premierligë.

Ata tashmë kanë bërë edhe blerjen e parë për sezonin e ardhshëm, shkruan indeksonline.

Bëhet fjalë për sulmuesin në pronësi të Barcelonës, Gerard Deulofeu.

Ai ishte në huazim te skuadra angleze dhe tashmë i ka bindur drejtuesit që ta transferojnë.

Çmimi i spanjollit është 20 milionë euro, mirëpo sipas Mundo Deportivo, marrëveshja u arrit për 13 milionë euro.

24 vjeçari ka zhvilluar 7 ndeshje te Watfordi duke shënuar një gol. /IndeksOnline/