18:27 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrihet një marrëveshje teknike për Brexit

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje teknike për Brexit, që pritet të shqyrtohet nesër në Këshillin e Ministrave, njoftoi sot agjencia britanike PA, duke cituar një burim të qeverisë britanike.

Sipas disa mediave britanike, ministrat janë thirrur një nga një sot në darkë në Downing Street, përpara takimit të së mërkurës, shkruan ATSH.

Për sa i përket televizionit irlandez RTE, i cili citon dy burime qeveritare, raportohet se është arritur një marrëveshje për të shmangur rikthimin e një kufiri fizik midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës.