16:34 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Arrihet progres i dukshëm në zbatimin e planveprimit shumëvjeçar në Zonën Ekonomike në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Goran Svilanoviç paraqiti rezultatet kyçe të zbatimit të Plan Veprimit shumëvjeçar në Zonën Ekonomike Rajonale (MAP REA) në panelin ministror të dedikuar për këtë temë të Takimit të Ministrave të Ekonomisë, Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër i mbajtur sot në Vjenë.

Sekretari i Përgjithshëm Svilanoviç tha se përparim i dukshëm është arritur në një vit të zbatimit të plan veprimit shumëvjeçar në të katër segmentet e Planit: Tregti, Investime, Mobilitet dhe Integrim Digjital.

“Më lejoni të rendis disa nga rezultatet: Miratimi  i Agjendës së Reformës Rajonale të Investimeve (RIRA) duke përfshirë një sërë fushash të politikave që do të jenë subjekt i reformës dhe agjendës së përbashkët promovuese të investimeve rajonale; marrëveshja e arritur për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Njohjes së Ndërsjellë (MRA) mbi Kualifikimet Profesionale për profesione të zgjedhura si dhe parimet e miratuara për Modelin e Njohjes Automatike të Kualifikimeve Akademike në Ballkanin Perëndimor; U lansua Agjenda Dixhitale për Ballkanin Perëndimor dhe u krijua dialog i strukturuar politik i nivelit të lartë rajonal mbi transformimin digjital të rajonit. Dhe së fundi, diçka që ne kemi punuar së bashku me partnerët tanë nga CEFTA – CEFTA Protokolli Shtesë 5 për lehtësimin e tregtisë hyri në fuqi. Këto janë vetëm pikat kryesore të shumë proceseve të iniciuara në kuadër të MAP REA që do të japin rezultatet e dëshiruara në të ardhmen e afërt “, tha Svilanoviç derisa kryesonte sesionin e panelit ministror ‘Zona Ekonomike Rajonale – Progresi dhe Rruga përpara’.

Svilanoviq konkludoi se megjithëse rajoni ka parë përparim të dukshëm, ka ende shumë detyra përpara saj, siç janë liberalizimi në shërbime tregtare, promovimi dhe zbatimi i RIRA, përfundimi i negociatave për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale dhe pajtimi me modelet për njohjen e kualifikimeve akademike , duke ulur kostot e roamingut për mbulimin e plotë të konsumatorëve të Ballkanit Perëndimor gjashtë (WB6) dhe duke përparuar në zbatimin e Programit Dixhital të Ballkanit Perëndimor. Këto janë vetëm disa pika dhe lista e plotë e veprimeve para rajonit është shumë, shumë më e gjatë.

Komisioneri Evropian për Negocime Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn në fjalën e tij të mirëseardhjes falënderoi RCC-në për përkushtimin  në ‘mbikëqyrjen’ e zbatimit të MAP REA.

“Zona Rajonale Ekonomike në Ballkanin Perëndimor është një aspekt themelor i bashkëpunimit rajonal dhe kontribuues kyç për stabilitetin e rajonit. Megjithatë, është gjithashtu një pjesë integrale e procesit të integrimit në BE dhe katalizator për rritjen ekonomike. REA ka potencialin e një ndërrimi të situatës në rajon, pasi është përgatitje praktike për pjesëmarrjen e rajonit në tregun e vetëm të BE-së. Komisioni do të vazhdojë të ndjekë nga afër zbatimin e saj në të ardhmen. ”

Raportet e suksesit dhe roli vendimtar i MAP REA në bashkëpunimin ekonomik dhe progresin në katër fusha të fokusit të MAP-it janë prezantuar në panel, duke mundësuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira midis ekonomive dhe institucioneve / organizatave pjesëmarrëse në takim.

Takimi u informua për rezultatet, siç është përshkruar në Raportin Vjetor mbi zbatimin e MAP REA, që do të paraqitet në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër javën e ardhshme. Kryesuesi i takimit nxori konkluzionet e Kryetarit që mirëpresin progresin e bërë në zbatimin e MAP REA dhe fushat prioritare për 2018/19 të nënvizuara nga RCC dhe Sekretariati CEFTA për secilen nga katër shtyllat.

Konkluzionet konfirmojnë “potencialin transformues të REA-së, duke njohur rëndësinë e integrimit rajonal dhe duke riafirmuar angazhimin e fortë për krijimin e REA-së dhe forcimin e lidhjeve ekonomike midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, duke shtuar se REA bazohet në pronësi rajonale, me rolin e rendësishëm që RCC dhe Sekretariatet e CEFTA-s kanë luajtur në koordinimin dhe monitorimin rajonal. Ato gjithashtu sjellin një pasqyrë të detajuar të arritjeve të MAP REA dhe caqe të tjera.

Takimi u bashkëorganizua nga Sekretari i Përhershëm i Mbretërisë së Bashkuar dhe Shefi i Shërbimit Diplomatik në Zyrën e Jashtme dhe Federative , Simon McDonald dhe Ministrja Austriake për Çështjet Dixhitale dhe Ekonomike, Margarete Schrambock. U ndërtua në arritjet e mëparshme të Samitit të Procesit të Berlinit, Samiti i Investimeve të Ballkanit Perëndimor për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Samiti Digjital i Shkupit. Takimi koincidoi me fillimin e Presidencës austriake të Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do të ketë si prioritet një perspektivë të besueshme të zgjerimit për Ballkanin Perëndimor por do të mbahet gjithashtu në prag të Samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor në Londër më 10 korrik 2018.