10:42 / E Premte, 10 Korrik 2020

Arrijnë 6 mijë teste nga Gjermania në IKSHPK

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë i ka dorëzuar sot IKSHPK-së  6 mijë RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të COVIDIT -19, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë,  Christian Heldt.

Me këtë rast, Zemaj ka falënderuar Gjermaninë për ndihmën e domosdoshme në këto kohë të vështira që po i kalon Kosova.

Zemaj tha se kjo ndihmë do të ndikojë në rritjen e numrit të të testuarve për Covidin-19.

 “Shumë faliminderit ndaj tatuesve gjermanë. Me të vërtetë këto ditë nevojat kanë qenë në rritje dhe është e domosdoshme kjo ndihmë, qoftë në donacione apo në forma të tjera.

Kjo ndihmë është më se e nevojshme edhe për rritjen e kapaciteteve dhe rritet numri i testimeve në Kosovë, ku do të arrijnë edhe efektin e duhur edhe për shfrytëzimin racional pasi numri çdo ditë po është në rritje. Ne kemi një gjendje normale të furnizimit edhe të menaxhimit me Covid-19”, tha ai.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar ndaj pandemisë COVID- 19./IndeksOnline/

Mos i humb