09:01 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Arrin iOS 15.4, me 37 emoji të reja, ka diçka edhe për komunitetin LGBTQ+

Apple më në fund ka lansuar përditësimin e shumëpritur të iOS 15.4, duke i lejuar përdoruesit e iPhone të zhbllokojnë telefonin e tyre derisa mbajnë maskën.

Sipas medieve të huaja, përditësimi gjithashtu përfshin 37 emoji të reja, duke përfshirë një burrë shtatzënë, një gomë motoçiklete, një top disko dhe shumë të tjera.

Barku i varur do të zhduket menjëherë! Minus 9 kg në 7 ditë!
Ekziston gjithashtu një zë i ri ‘neutral gjinor’ për asistentin e avancuar Siri, i quajtur Quinn, i regjistruar nga një anëtar i komunitetit LGBTQ+.

“iOS 15.4 ofron aftësinë për të përdorur Face ID-n derisa keni të vendosur maskën, një opsion të ri zanor Siri, emoji të reja dhe shumë të tjera”, tha Apple.

Emoji të reja kanë mbërritur në iOS si pjesë e versionit të parë beta të iOS 15.4.