19:46 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Arrin në 294 bilanci i të prekurve me koronavirus në Mal të Zi

Sot janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirus në Mal të Zi, duke e rritur numrin e përgjithshëm të pacientëve në 294.

Shefi i Stafit Mjekësor të Krizave, Ranko Lazoviq tha se në një konferencë për shtyp në internet se të katër pacientët e rinj janë nga Podgorica.

Lazoviq shprehu kënaqësinë e tij që Pashka e ardhshme do të kalojë në shtëpitë e tyre pa u mbledhur në ndërtesa fetare, pasi është shumë e rëndësishme për situatën epidemiologjike në Mal të Zi.

Ai vlerësoi se kjo do të ishte një ndihmë e madhe në parandalimin e përhapjes së infeksionit.