22:17 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrin në 58 numri i të vdekurve në Indi

Ka shkruar në 58 numri i qytetarëve që kanë humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur sot në Indi.

Aksidenti ndodhu kur një tren u përplas me turmën e besimtarëve të mbledhur në një festival hindu në shtetin verior të Pendjab.

Autoritetet lokale kanë njoftuar, se besimtarët e mbledhur nuk e kishin dëgjuar trenin që po vinte drejtë tyre, për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve.

Fillimisht ishte raportuar për 50 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.