75 Mall Live Search
08:32 / E Premte, 05 Qershor 2026 / Z S

Arrin në Kosovë grupi i parë i haxhinjve, BIK-u publikon pamje

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur të kthehen në Kosovë haxhinjtë që këtë vit kryen obligimin e haxhit në vendet e shenjta.

“Me lot në sy dhe emocione të papërshkrueshme, sot në Aeroportin e Prishtinës kanë filluar të kthehen haxhinjtë nga Kosova, të cilët këtë vit e kryen obligimin e haxhit në vende të shenjta. Ata kujtojnë me emocione Qabenë e bekuar, Xhaminë e Pejgamberit a.s., Ditën e Arafatit, Muzdelifen, si edhe shumë momente të tjera të veçanta gjatë këtij rrugëtimi”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame.