23:56 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Arsenal e dëshiron me çdo kusht në skuadër futbollistin e Atletico Madridit

Arsenal po e dëshiron transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Thomas Partey gjatë afatit të transferimit.

Futbollisti i cili luajti në ndeshjen kundër Liverpoolit po besohet se është në fokusin e Mikel Artetas, transmeton IndeksOnline.

26 vjeçari ka klauzolë prej 50 milionë eurosh kurse Atletico sipas raportimeve janë të gatshëm për bisedime me klubin londinez.

Arteta po e dëshiron një mesfushor të llojit të Partey, pasi që është duke u munduar të rindërtoj skuadrën pas marrjes së rolit të trajnerit që nga dhjetori i vitit të kaluar./IndeksOnline/.