19:29 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Arsenal praktikisht jashtë Champions-it, Chelsea zyrtarisht i kualifikuar

Arsenal ka zhgënjyer përsëri. Të besuarit e Unai Emery kanë barazuar 1-1 ndaj Brighton dhe tani shpresa e vetme për të luajtur në Champions League vitin tjetër është nëse fiton Europa League.

Ose nëse fiton me një goleadë ndeshjen e fundit me shpresën që edhe Tottenham të humbasë ndaj Everton.

Arsenal e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit.

Ishte Pierre-Emerick Aubameyang ai që shënoi golin e tij të 20-të në Premier League nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit kishim mundësi të shënonin edhe gola të tjerë, po kanë shpërdoruar shumë.

Pas pushimit, një mungesë pakujdesie e Granit Xhakës brenda zonës i ka dhënë mundësinë Brighton të barazojë po me penallti në minutën e 60’.

Ishte veterani i sulmit Glan Murrayy ai që u tregua i saktë përballë Leno-s. Një rezultat i keq për Topçinjtë, të cilët sulmojnë me shumë forca pas barazimit.

Aubameyang duhet të kishte shënuar pasi kishte disa mundësi të mira, por sulmuesi nga Gaboni ka gabuar para portës.