23:00 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

PSG-ja fiton Kupën e Francës, titulli i fundit i Mbappe-s me fanellën e klubit parisien

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 2:1 ndaj Lyonit në ndeshjen finale të Kupës së Francës.

Në pjesën e parë, skuadra e Luis Enriques shënoi dy gola me anë të: Ousmane Dembele dhe Fabian Ruiz, shkruan Indeksonline

Pjesa e dytë i takoi Lyonit, por skuadra arriti të shënonte vetëm një gol – me anë të O’Brien.

Me këtë fitore, PSG-ja feston titullin e Kupës së Francës që ishte i dyti këtë edicion pas titullit të Ligue 1.

Kujtojmë që kjo ishte ndeshja e fundit e sulmuesit francez, Kylian Mbappe me fanellën e PSG-së./Indeksonline/