10:19 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arsenal shumë pranë transferimit të Lucas Vazques

Arsenali njoftohet se është shumë afër për të nënshkruar me Lucas Vazquez, ai mund të shitet nga Real Madridi në një marrëveshje prej 32 milionë eurosh, i cili gjithashtu është i kërkuar nga Interi, PSG dhe Bayern Munich.

Sipas një raporti nga Spsnish ​​AS, sulmuesi spanjoll është target i Arsenalit, e ku londinezët  duket se do të mundin Interin, PSG dhe Bayern Munich dhe të arrijnë ta transferojnë Vazquesin.

Lucas Vazquez ka qenë pjesë e Real Madridit që nga viti 2007 dhe më pas ka kaluar tri vite në skuadrën e të rinjve të Los Blancos e ku deri në ditët e para të 2015-16, spanjolli më në fund hyri në ekipin e parë të Real Madridit, shkruan thehardtackle transmeton indeksonline.

Gjatë katër viteve të fundit, Vazquez ka qenë një anëtar i rëndësishëm i skuadrës, duke u bërë një lojtar i besuar për çdo menaxher që ka qenë në drejtimin e Realit.  Por pas 183 herë paraqitje për Real Madridin, 28-vjeçari mund të jetë në rrugën e tij jashtë kryeqytetit spanjoll këtë verë, me Arsenalin duke treguar një interesim të madh në të.

Një nga pikat kryesore të fokusit për Arsenalin këtë verë thuhet se ishte shtimi i një anësori.

Për të zgjidhur këtë çështje, Arsenali ka qenë i lidhur me një numër të anësorve këtë verë e po ashtu me Lucas Vazquez lojtarin e fundit që do të shfaqet në radarin e tyre.  Spanjolli mund të sjellë gjithashtu një mentalitet fitues në Emirates, pasi ka fituar 10 trofe me Real Madridin.

Arsenali tani është në negociata me Real Madridin lidhur me mundësinë e nënshkrimit të 28-vjeçarit këtë verë dhe duket gati për të përmbushur kërkesën e tyre prej 35 milionë eurosh.

Vazquez është i gatshëm të luajë në Premier League sezonin e ardhshëm, sipas disa informatave duke i dhënë kështu  Londinezëve  një avantazh të madh për transferimin e tij.

Tani mbetet për t’u parë nëse ai do të bëhet lojtari më i fundit për t’u bashkuar në listën të larguarëve nga Santiago Bernabeu, pasi Real Madrid po e vazhdon rregullimin e skuadrës.//Indeksonline//.