08:10 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Arsenali arrin marrëveshje të dyfishtë, këta janë futbollistët (Foto)

Skuadra e Arsenalit është afër t’i zyrtarizoj dy super transferime.

Klubi nga Anglia është afër marrëveshjes me portierin Brend Leno dhe me futbollistin, Lucas Torreira, transmeton IndeksOnline.

Torreira, një mesfushor 22-vjeçar është i lidhur ngushtë për një kalim te “Topçinjtë” që një kohë të gjatë.

Londinezët do t’i ofrojnë plotë 30 milionë euro për ta siguruar futbollistin nga Uruguai.

Në anën tjetër, Leno shihet si zëvendësues ideal i Ospinas, i cili pritet të largohet nga “Emirates” gjatë këtij afati./IndeksOnline/