19:31 / E Diele, 09 Tetor 2022 / C E

Arsenali “baba” në Premierligë, Klopp “harron” të fitoj

Arsenali e ka konfirmuar edhe një herë formën e mirë me të cilën po kalon.

Topçinjtë kanë mposhtur Liverpoolin në “Emirates” me rezultat 3-2 në ndeshjen e javës së nëntë të Premierligës.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e parë kur Martinelli realizoi pas një asistimi të Odegard.

Në minutën e 34-të, Nunez barazoi rezultatin, shkruan Indeksonline.

Por Arsenali nuk u dorëzua dhe shkoi në pushim me epërsi me një gol të shënuar nga Saka në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.

Tetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, Firmino barazoi rezultatin për herë të dytë në këtë ndeshje.

Por Arsenali shënoi përsëri me anë të Saka në minutën e 76-të me një gol nga pika e bardhë.

Me këtë fitore, skuadra e Artetas është në krye të tabelës së Premierligës me 24 pikë, një më shumë se Manchester City që është ndjekësi më i afërt.

Në anën tjetër, Liverpooli i Klopp ka tre ndeshje pa fituar dhe aktualisht është në vendin e 10-të me 10 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/