10:35 / E Shtunë, 03 Qershor 2023 / Gj. Sh

Arsenali dëshiron transferimin e Xavi Simons

Skuadra e Arsenalit ka nisur të mendojë për përforcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Një prej objektiva për “Topçinjët” është futbollisti i PSV-së, Xavi Simons, shkruan IndeksOnline.

20-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin holandez, ku ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 8 asiste në 34 ndeshje.

Për Simons e interesuar është edhe ish skuadra e PSG-së, nga ku u largua një vit më parë.

Talenti holandez mund të rikthehet te PSG-ja, për vetëm 12 milionë euro, pasi ka një klauzolë në kontratën që skuadra pariziene e vendosi gjatë shitjes së tij.

PSV-ja dëshiron ta mbaj Simonsin dhe janë duke e menduar edhe rinovimin e kontratës./IndeksOnline/