08:01 / E Enjte, 03 Janar 2019 / indeksADMonline

Arsenali dështon në transferimin e Cengiz Under nga Roma

Futbollisti turk me gjasë do të mbetet te skuadra e Romës.

Arsenali ka dështuar në blerjen e Cengiz Under.

Topçinjtë ka kohë që kërkojnë reprezentuesin turk, që e shohin si zëvendësues të Aaron Ramsey i cili do të largohet në fund të stinorit.

Por sipas gazetës turke Fotomac, Roma e ka refuzuar ofertën prej 55 milionë eurosh për futbollistin.

Klubi italian nuk dëshiron ta lë të largohet Underin me këtë shifër, ku fillimisht synon t’ia vazhdojë kontratën ku edhe do të rritet klauzola e tij e largimit.