20:58 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / C E

Arsenali e mbyll ndeshjen me humbje dhe me 9 lojtarë

Arsenali është mposhtur nga Wolves në ndeshjen e javës së 22-të të Premierligës.

Skuadra e drejtuar nga Arteta e nisi mirë ndeshjen, por dy kartonë të kuq i dhanë krejt kahje tjetër.

Pepe shënoi golin e vetëm për Topçinjtë në minutën e 32-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, David Luiz u ndëshkua me të kuq dhe shkaktoi penallti.

Nga pika e bardh i saktë ishte Neves.

Moutinho realizoi në minutën e 49-të të ndeshjes që rezultoi goli i fitores për Wolves.

Në minutën e 72-të, Leno u ndëshkua me të kuq derisa e la Arsenalin me 9 lojtar.

Pas humbjues, Arsenali mbetet në vendin e 10-të me 31 pikë. /IndeksOnline/