09:19 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arsenali gjen zëvendësimin e Aaron Ramsey, kushton 68 milionë funta

Duke parë që largimi i uellsianit Aaron Ramsey dita e ditës po duket më real, ekipi i Arsenal ka filluar të mendojë për zëvendësimin e tij.

Sipas raportimeve të mediave londinezët i kanë vënë syrin lojtarit të Borussia Dortmund, Julian Weigl, transmeton Indeksonline.

23 vjeçari nuk po arrin të gjejë minuta tek ekipi gjerman prandaj largimi është opsion i mundshëm për të. Çmimi i Weigl sillet rreth 68 milionë funta.

Weigl cilësohet si lojtarë me shumë potencial dhe me të ardhme të ndritur./Indeksonline/