23:53 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

6 destinacionet e mundshme të Ramseyt pasi të largohet nga Arsenali

Dekada e Aaron Ramsey me Arsenalin duket të jetë drejt fundit pasi mediat shkruan se mesfushori e ka refuzuar kontratën e re me klubin londinez.

Sezoni më impresiv i Ramseyt në ”Emirates Stadium” ishte 2013/14, ku ai shënoi 16 gola në 34 ndeshje dhe dhuroi 9 asistime, në sezonin kur Arsenali triumfoi në FA Cup.

Derisa konsiderohej lojtar krucial viteve të fundit, 27-vjeçari tani ka dështuar ta ketë këtë veçori nën urdhrat e Unai Emeryt pas largimit të Arsene Wenger.

Dhe këtu keni gjashtë skuadrat, ku në të cilat ai mund të transferohet në janar apo në verën e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

6. Barcelona – Katalunasit kanë qenë të lidhur me një transferim të Ramseyt në të kaluarën, por kurrë nuk kanë bërë ofertë për uellsianin.

Barcelona pas largimeve të Andres Iniestas dhe Andre Gomes, ka transferuar Arturo Vidal, i cili shihet si zgjedhje e përkohshme për mesfushën katalunase.

Edhe pse Paul Pogba dhe Frenkie de Jong janë të preferuarit e Barçës, Ramsey ka stil më të ngjashëm me filozofinë e Barcelonës. Madje, ai do të ishte opsion më i lirë se sa francezi dhe holandezi.

5. Milan – Një tjetër skuadër e huaj që ka qenë e lidhur me Ramseyn është Milani.

”Rossonerët” e kanë shijuar fillimin e ardhjes së Gennaro Gattusos si trajner, para fillimit të dobët këtë sezon.

Jo si te Barça, Ramsey do të ishte lojtar titullar në ”San Siro”, ku do ta kishte rastin ta tregonte veten më shumë.

4. Everton – Pas zhgënjimit në mesfushë nga Davy Klaassen, Ramsey mund të ishte një ardhje ideale për skuadrën e Marco Silvas duke i dhënë kreativitet mesfushës.

27-vjeçari do të dhuronte konkurrencë për islandezin, Gylfi Sigurdsson përkrah mesfushorit defanziv, Idrissa Gueye.

Evertoni, megjithatë, pritet ta transferojë edhe një sulmues në janar dhe nëse Ramsey transferohet në ”Goodison Park”, atëherë transferimi i një sulmuesi do të ndodhë në verën e ardhshme.

3. Manchester United – Ballinat e gazetave në javët e ardhshme kanë qenë të pushtuara nga e ardhmja e mesfushorit, Paul Pogba.

Jose Mourinho raportohet se i ka prishur raportet me mesfushorin francez dhe se mund ta shesë transferimin rekord.

Nëse Pogba largohet nga ”Old Trafford”, Ramsey do të transferohej në Man Unitedi dhe se do të ishte një opsion që do të kushtonte zero euro në verën e ardhshme.

Uellsiani do ta sjellte kreativitetin e tij në mesfushën e Unitedit, gjë e cila i mungon skuadrës që disa vite.

2. Juventus – Gjiganti italian është paraqitur si konkurrent befasues së fundmi për transferimin e Ramseyt.

Pavarsisht se ka në dispozicion shumë mesfushorë të talentuar, Juventusi ende dëshiron ta transferojë Ramseyn dhe do të tentojë të arrijë para-marrëveshje me Ramseyn në janar, ashtu siç bëri me Emre Can sezonin e kaluar.

Mesfushori i Arsenalit mund të joshet nga mundësia për të fituar tituj në Itali dhe të luajë në Champions League pasi në dy sezonet e kaluara ka luajtur në Europa League.

1. Chelsea – Ramsey jeton në Londër që 10 vite dhe shanset e tij për të vazhduar të jetojë në Londër qëndrojnë ”gjallë”.

Një transferim i tij kontravers në ”Stamford Bridge” mund të ndodhë pasi Chelsea së fundmi ka transferuar mjaft shumë lojtarë britanik. Megjithatë, Ross Barkley dhe Danny Drinkwater nuk e kanë shijuar suksesin kohëve të fundit.

Nëse produkti i akademisë së Cardiffit transferohet te Chelsea, ai do të ishte zëvendësuesi ideal i Mateo Kovacic, marrëveshja e të cilit skadon verën e ardhshme.

Chelsea e ka fituar Premier Leaguen dy herë në 4 vitet e fundit, një rekord që mund të jetë deçiziv në vendimin e Ramseyt për të ardhmen./IndeksOnline/