19:16 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjiganti italian në garë për Aaron Ramsey

Futbollisti i Arsenal pritet që gjatë verës së vitit 2019 të i skadojë kontrata me londinezët.

Deri më tani është raportuar që vetëm Bayern Munchen është interesuar për shërbimet e uellsianit, transmeton Indeksonline.

Por tani sipas Daily Mail në garë për shërbimet e Ramsey ka hyrë edhe ekipi i Juventusit.

‘Zonja e vjetër’ pritet që të i ofroj 10,4 milionë funta në vit uellsianit.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori duke parë që mesfusha është pika më e dobët e këtij ekipi./Indeksonline/