18:00 / E Shtunë, 11 Nëntor 2023 / C E

Arsenali i kthehet fitoreve

Arsenali e ka lënë pas krahëve humbjen e javës së kaluar ndaj Newcastle dhe i është kthyer fitoreve.

“Topçinjtë” triumfuan lehtësisht në shtëpi 3:1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 12-të në Premierligë.

Ishte Trossard i cili kaloi vendasit në epërsi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.

Mysafirët barazuan shifrat në minutën e 54-të nëpërmjet Brownhill, por gëzimi i tyre zgjati vetëm tre minuta.

Kjo pasi që Saliba riktheu epërsinë e vendasve.

Ndërkohë, Zinchenko shënoi në minutën e 74-të për rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Arsenali tani kalon në vendin e dytë me 27 pikë, aq sa ka edhe City në vendin e parë, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Burnley mbetet i parafundit në tabelë me katër pikë të grumbulluara.