22:53 / E Mërkurë, 25 Gusht 2021 / A. A

Arsenali këndellet, s’ka mëshirë për West Bromwichin

Arsenali ka siguruar kualifikimin në rrethin e 3-të të Kupës së Ligës në Angli, duke mposhtur West Bromwich Albion 6-0.

Pierre Emerick Aubameyang shënoi hat-trick, ndërsa Pepe, Saka dhe Lacazette shënuan nga një tjetër.

Kjo ishte fitorja e parë e sezonit për Arsenalin, pas humbjeve me Brentfordin dhe Chelsean.

/Indeksonline/