Arsenali merr goditjen e radhës, lëndohet Hincapie
Arsenali ka marrë një goditje të madhe sa i përket skuadrës.
Pas lëndimit të Bukayo Sakas, Declan Rice, Eberechi Eze dhe Noni Maduekes, tashmë edhe Piero Hincapie i bashkohet listës së të lënduarëve.
Ai tashmë do të kthehet në Londër, ku do të bëjë testimet tjera me stafin e Arsenalit për ta evaluuar shkallën e lëndimit të tij.
Hincapie, luajti në ndeshjen miqësore të Ekuadorit ndaj Marokut, të cilët barazuan me rezultat 1-1./IndeksOnline/

