15:27 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / A. A

Arsenali mund ta prish marrëveshjen Mustafi – Schalke

Shkodran Mustafi është pajtuar për kalim në Bundeligë te Schalke.

Mbrojtësi shqiptar ka arritur marrëveshje personale me ekipin gjerman, por tashmë mbetet që të gjindet akordi midis klubeve.

“Bild”-i raporton se Arsenali nuk është i kënaqur me dëmshpërblimin. 28- vjeçari ka kontratë me londinezët deri në përfundim të këtij edicioni.

Nëse dështon transferimi i Mustafit në Schalke, mund të pengojë edhe kalimin e Ozan Kabakut te Liverpooli, ngase gjermanët duan që fillimisht të gjejnë zëvendësimin e pastaj ta lirojnë turkun që të transferohet në Anfield.

/Indeksonline/