12:23 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arsenali në janar nënshkruan me brazilianin Ramires

Arsenal raportohet të ketë kryer marrëveshjen me brazilianin Ramires. Nuk bëhet fjalë për Ramires, ish lojtarin e Chelseat, por për një talent premtues brazilian.

Eric dos Santos Rodrigues i njohur si Ramires është emri i lojtarit të shumëkërkuar nga skuadra evropiane. 18 vjeçari ka debutuar me Bahian këtë edicion duke luajtur 11 ndeshje.

Mediat braziliane shkruajn se Arsenali e ka fituar garën me Atletico Madrid për shërbimet e këtij talenti.

Në janar pritet kompletimi i blerjes të cilën pritet ta realizoi kompania sponzorizuese, Adidas./Indeksonline/