21:24 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Arsenali po e “pastron” skuadrën, këta do të largohen

Fundi i merkatos në Angli duket se do të jetë shumë i nxehtë, pasi që të gjitha ekipet po mundohen që të kompletojnë ekipin para fillimit të kampionatit, shkruan Indeksonline.

Arsenali duket se nuk do të transferoj më ndonjë lojtarë përkundër që po flitet për një transferim të lojtarit të Barcelonës, Dembele. Por ekipi i Emery duket se dëshiron ta pastrojë ekipin nga lojtarët e panevojshëm. Njëri nga ta që nuk bën pjesë në planet e Emery është lojtari anglez Danny Welbeck.

Reprezentuesi anglez të hënën u kthye në stërvitje me Arsenalin pas pushimit më të zgjatur që kishte pasi që ishte në Kupën e Botës. Sapo është kthyer trajneri i ri Emery i ka treguar që nuk bën pjesë në planet e tij, raporton Evening Stadard.

Edhe me zgjatjen e kontratës të Alex Iwobit, Welbeck do ta kishte të vështirë që të merrte ndonjë minutë këtë sezon.

Ekipi që raportohet të jetë e interesuar për shërbimet e anglezit është ekipi turk Besiktas por lojtari dëshiron ndonjë klub nga Premier Liga. Ekipet e interesuar në Premier Ligë për lojtarin janë: Everton, Bournemouth dhe Southampton. Opsioni më real duket Everton pasi që do bashkohej me ish bashkë-lojtarin, Theo Walcott.

Përveç Welbeck edhe disa lojtarë tjerë pritet të largohen nga Arsenal. Lucas Perez, Joel Campbell dhe Carl Jenkinson janë lojtarët që së shpejti do të largohen nga Topçinjtë. /Indeksonline/

Temat: