Arsenali shpreh interesim për Rodrygon

E ardhmja e Rodrygos te Reali mbetet e pasigurtë.
Ndryshimi i trajnerit mund të ndikojë në shumë lojtarë, e veçanërisht te braziliani pasi që Xabi Alonso pritet të instalojë systemin 3-4-3 sikurse te Leverkuseni.
Dhe siç raporton gazetari gjerman Florian Plettenberg, Arsenali ka shprehur interesim për shërbimet e tij, të cilët e shohin Rodrygon si një përforcim të mundshëm për sulmin e tyre.
Rodrygo, këtë sezon ka bërë 50 paraqitje dhe ka shënuar 13 gola dhe 10 asistime./IndeksOnline/