75 Mall Live Search
23:59 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Arsenali të gatshëm për Coutinhon

Arsenali është vendosur të hap bisedime me Barcelonën për nënshkrimin e huasë së Philippe Coutinho, raporton beINSports, përcjell Indeksonline.

Ish-lojtari i Liverpool raportohet se është i disponueshëm për hua, me Barca të prirur të lirojë hapësirë për kthimin e Neymar nga Paris Saint-Germain.

Arsenali ka dëshirë ta sjellë Coutinho në Emirates me qëllim që ta bëjë marrëveshjen të qëndrueshme nëse ai shkëlqen me rikthimin e tij në Premier League./Indeksonline/