20:31 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Arsenali vazhdon kontratën me yllin e skuadrës

Arsenal ka vazhduar kontratën me një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Gabriel Martinellin, i cili ka nënshkruar një kontratë afatgjate me klubin londinez.

Anglezët nuk bëjnë të ditur se për sa vite është firmosur kontrata e re me brazilianin. Ky i fundit u afrua merkaton e verës së kaluar nga Ituano.

Ai ka shënuar 10 gola në 26 paraqitje me londinezët. Shifra impresionuese këta për 19-vjeçarin.

Sulmuesi është përshtatur shpejt dhe pritet që në edicionin e ardhshëm futbollistik të ketë dhe më shumë hapësira.

Trajneri Mikel Arteta është shprehur mjaft i lumtur për nënshkrimin me futbollistin e ri.