19:25 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Arsenali vazhdon rënjën e lirë, Tottenham “baba” në Premierligë

Tottenham ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-0 në ndeshjen e xhiros së 11-të të Premierligës.

Skuadra e Jose Mourinhos bëri paraqitje shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë kur edhe u shënuan dy golat.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Heung-Min Son në minutën e 13-të të ndeshjes me një supergjuajtje nga distanca duke e lënë pa gjasa portierin e Arsenalit.

Golin e dytë në ndeshje e realizoi Harry Kanë në minutën e fundit të pjesës së parë duke shënuar pas një kundërsulmi të shpejtë të organizuar shumë mirë.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e parë në tabelë me 24 pikë, dy më shumë se Chelsea dhe tri më shumë se Leicester dhe Liverpool me këta të fundit me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër Arsenali po vazhdon të vuaj për rezultate të mira, Skuadra e Artetas është ne vendin e 15-të me 19 pikë të grumbulluara dhe ka katër ndeshje pa fituar në Premierligë. /IndeksOnline/