22:03 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arsene Wenger e konfirmon, javën e ardhshme në bisedime me Bayern Munich

Arsene Wenger ka vendosur të zhvillojë bisedime me Bayernin në javën e ardhshme për ta marr rolin e trajnerit.

Ai e konfirmoi që e kanë thirrur për ta pyetur nëse është i interesuar për këtë pozicion të punës mirëpo sipas tij i është dashur kohë për të menduar.

“Ne vendosëm që të flasim javën tjetër sepse unë jam në Doha deri të martën në mbrëmje. Kjo është historia e vërtetë”, tha Wenger./Indeksonline/.