75 Mall Live Search
07:32 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arsyeja pse kësaj gruaje i është bërë gjuha si flokë të zeza

Gjuha e një gruaje u bë e zezë dhe me flokë për shkak të një antibiotiku që mori pasi të dy këmbët e saj u shtypën në një aksident.

Pas aksidentit, 55 vjecarja u trajtua në spitalin St Louis për shkak të një plage që pësoi nga aksidenti.

Mirëpo, kjo asaj i kushtoi shumë, pasi gjuha e saj u bë e zezë, njësoi sikur flokët e zeza.

Ajo pas trajtimit në spital, kishte vrejtur se gjuha e saj ngadalë po kthehej në ngjyrë të zezë, derisa kishte edhe vjellje dhe shije të keqe në gojën e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, mjekët nga klinika thanë se kjo është e përkohshme, dhe mund të shoqërohet me higjienë të dobët në gojë, duhan dhe disa antibiotik.

Mjekët vendosën të ndalonin dhënien e minociklinit të pacientit dhe ata i kërkuan asaj që të sigurohej që po i lante dhëmbët aq shpesh sa duhej.

Brenda një muaji, gjuha e saj u kthye në ngjyrën e saj normale./Indeksonline/

Temat: