Albina dhe Sidriti publikojnë këngën “Ju urova”
Artistja e muzikës, Albina Kelmendi sapo ka lansuar këngën e saj më të re, bashkëpunim me Sidrit Bejlerin.
Muzika dhe orkestrimi i këngës “Ju urova”, është bërë nga Enis Mullaj, teksti nga Sidriti dhe Enisi, kurse videoklipi është realizuar nga “Max Production”.
Kënga është mjaft ritmike dhe pritet të pëlqehet shumë në publik./IndeksOnline/

