21:53 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Arsyet përse nuk duhet të shpenzoni asnjë qindarkë në kremin kundër diellit

Koncepti mbi të cilin mund të jetë prodhuar një produkt kozmetik, mund të jetë shumë i mirë, por në momentin që e përdorni mund të lerë për të dëshiruar. Fondatina me faktor mbrojtës duket të jetë shembulli më i mirë i kësaj çfarë thamë.

Teknikisht, SPF në fondatitën tuaj nuk ndryshon nga pigmenti i kremit pudër, por megjithatë duhet të dini se mbulimi apo mbrojtja nuk është i njëjtë.

Në mënyrë që kremi kundër diellit të jetë efektiv duhet aplikuar në masës 2 mg në çdo centimetër katror të lëkurës. Femrat jo vetëm që nuk e respektojnë këtë rregull, por priren që të lyhen edhe më pak kur kremi fondatinë është i përzierë me atë mbrojtës !

Plus, Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon që ju duhet të riaplikoni kremin mbrojtës çdo dy orë kur jeni në diell për t’u siguruar që rrezet e diellit nuk do e demtojne lekuren ne nivel qelizor. E kush nga ju, e riaplikon kremin pudër çdo dy ore?

Kjo është arsyeja pse dermatologët janë të mendimit se kremrat me faktorë mbrojtës duhen aplikuar në lëkurë të papërzierë me produkte të tjera, në mënyrë që ne t’i sigurojmë lëkurës mbrojtje maksimale.

Në vend të kremit pudër ju mund të aplikoni kremin hidratant me faktor mbrojtës të paktën 30 SPF. Lëreni për disa minuta kremin në fytyrë që të përthithet plotëisht e më pas mund të aplikoni kremin pudër.

Buzët nuk kanë thuasje fare melanin, prandaj ato kanë nevojë për mbrojtje nga dielli.