23:15 / E Diele, 07 Gusht 2022 / Gj. Sh

“Arsyet personale të Icardit”, irritojnë tifozët e PSG-së

Mauro Icardi është lidhur me një rikthim në Serie A për Monzan dhe duket se ky transfer do të ndodh pasi që PSG e ka liruar sulmuesin “për arsye personale” ku ai ka ateruar në Ibiza

Ish ylli i Interit dhe Sampdorias ka dështuar për të treguar vetën në Paris Saint-Germain, por deri me tani ka refuzuar të gjitha skuadrat që kanë dashur që ta huazojnë atë.

Në mesin e këtyre skuadrave të interesuar që argjentinasit t’i japin tjetër shanse janë Borussia Dortmund dhe skuadra e porsa promovuar në Serie A, klubi Monza.

Statusi i Icardit në PSG është jashtëzakonisht në rrezik, për shkak se ai nuk ishte ftuar as mbrëmë në ndeshjen e parë të Ligue 1 ku PSG fitoi me rezultat të thellë 0-5 kundër Clermont Foot.

Zyrtarisht, ai ishte jashtë për shkak të “arsyeve personale” kështu që tifozët janë irrituar sot kur Icardi ka postuar në Instagram një foto kur ai fluturonte në Ibiza me gruan e tij, Wanda Nara dhe me fëmijët e tyre.

Gjatë dy ditëve të fundit, Icardi dhe Wanda po ashtu kanë mohuar lajmet se ata do të shkurorëzohen.