23:26 / E Diele, 25 Shtator 2022 / AR

Artan Abrashi, kryetar i ri i VV-së në Prizren

Artan Abrashi është zgjedhur kryetar i ri i VV-së në Prizren.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes  VETËVENDOSJE! në Prizren

Në fund të këtij procesi zgjedhor dua t’ju faleminderoj të gjithëve për kontributin e dhënë dhe angazhimin tuaj të vazhdueshëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE. Falë jush organizata jonë ka identitet të fortë politik. Ka një angazhim të pandalshëm për të ndërtuar një realitet më të mirë për vendin. Sfidat e shumta që i patëm, arritjet dhe ngecjet, të mirat dhe të metat tona do të na shërbejnë për t’i nxjerr mësimet e nevojshme që do të jenë udhërrëfyes për sukseset që do t’i korrim së bashku në të ardhmen.

Për një Lëvizje të gjerë, me struktura të reja dhe drejtim progresiv, ju faleminderoj përzemërsisht për besimin e dhënë për mandatin e ri në drejtimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren.

Me respekt, Artani