75 Mall Live Search
21:35 / E Mërkurë, 01 Janar 2025 / L A

Arteta i lumtur me paraqitjen e Nwanerit në fitoren ndaj Brentfordit

Arsenali ka fituar ndeshjen e tyre të parë për vitin e ri 2025.

“Topçinjtë”, mposhtën Brentfordin me rezultat 1-3, duke u ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Premier League.

Trajneri, Mikel Arteta pas fitores së skuadrës së tij u pyet edhe për lojtarin e ri, Ethan Nwaneri të cilin nuk i ndali lëvdatat.

“Ethan debutoi në moshën 17-vjeçare në këtë stadium, ai ishte vërtet i mirë. Në stërvitje, ai na jep të gjitha arsyet e duhura [për ta luajtur atë]. Nëse ne nënshkruanim me një lojtar nga ndonjë vend, ai do të luante. Ai është lojtar i akademisë, duhet të luajë sepse e meriton”./IndeksOnline/