14:45 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Artistët kosovarë e duan me zemër fitoren e Kosovës: Së bashku për Fadil Vokrrin!

Kosova sonte do të luaj ndeshjen e parë historike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Djemtë tanë do të ndeshën me futbollistët e Ishujve Faroe.


Në përkrahje të Dardanëve kanë dal edhe artistët e njohur kosovar, të cilët tashmë janë mbledhur dhe kanë treguar misionin e tyre, shkruan Indeksonline.

Ata tashmë kanë ka një fotografi në llogarinë e tyre Instagram ku ka shkruar një status të gjatë, duke iu dhënë zemër dhe duke e dëshiruar me gjithë shpirt fitoren që mund të bëj historinë e shtetit tonë.

Ky është statusi i tyre:

Sot, në përvjetorin dytë të themelimit të institucionit më të lartë të të gjitha kohërave: Bordit të Bordeve, që lidhet me datën e zbulimin e futbollit (atëherë loja e quajtur Zuqiu) nga kinezët e lashtë, si dhe në përvjetorin e 27 të publikimit të këngës ‘Smells like teen spirit’ nga bendi Nirvana, Kosova e jonë luan ndeshjen e parë zyrtare garuese – në Kosovë.
Sonte, të gjithë së bashku në përkahje të djemve tanë që na bëjnë aq shumë krenarë.
Sonte, të gjithë së bashku për fitorën e parë në një garë zyrtare.
Sonte, të gjithë së bashku me Dardanët, tifozët e flaktë të Kosovës.
Sonte, të gjithë së bashku në këmbë në minutën e 9-të të ndeshjes në nderim të kryetarit të ndjerë, legjendës, Fadil Vokrri.

Së bashku për Fadill Vokrrin. Së bashku për Kosovën. Së bashku, përgjithmonë.