09:00 / E Premte, 09 Mars 2018

AS: Real Madridi ka gati 400 milionë euro për Neymar

Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe klubi spanjoll tashmë e dinë çmimin e tij.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka përsëritur në disa raste se është e pamundur të largohet braziliani nga klubi francez në verë, por realiteti është se 400 milionë është shuma me të cilën PSG do t’ia hapte dyert atij për një largim.

Disa javë më parë, emisarët e Madridit, babai i lojtarit dhe dy përfaqësues, u takuan në Paris për të folur rreth një transferimi të mundshëm shkruan MARCA. Në këtë takim përfaqësuesit e klubit madrilen informuan babain e yllit për interesimin e tyre të madh dhe shumën prej 400 milionë eurove më të cilat do të bindnin PSG-në, si dhe përfitimet dhe rrogën që do të merret Neymar Jr në Madrid.

Që nga mbërritja e Bale në vitin 2013, Real Madridi nuk ka transferuar ndonjë galakatik dhe Neymar është zgjedhur nga klubi për t’u bërë lojtari me të cilin do të udhëheqë botën e futbollit pas epokës së Cristianos. /IndeksOnline/