21:44 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

AS Roma dhe AC Milan dënojnë gazetën Corriere dello Sport, pas titullit racist “Black Friday”

Klubet italiane Roma dhe Milan kanë marrë vendim që të ndalojnë në stadium dhe intervistat me futbollistë, të gazetarëve të Corriere dello Sport.

Kjo e fundit sot doli me një shkrim skandaloz për ndeshjen Inter – Roma, duke e titulluar “Black Friday”, transmeton Indeksonline.

Ky është reagimi i klubeve italiane:

“Ne besojmë se të gjithë lojtarët, klubet, mbështetësit dhe media duhet të jenë të bashkuar në luftën kundër racizmit në botën e futbollit dhe është përgjegjësia jonë të jemi jashtëzakonisht të saktë në zgjedhjen e fjalëve dhe mesazheve që ne transmetojmë”.

“Në përgjigje të titullit “E Premte e Zezë” e botuar sot nga gazeta, Roma dhe Milan kanë vendosur të ndalojnë hyrjen e gazetareve te Corriere dello Sport në qendrat stërvitore për pjesën tjetër të vitit, dhe gjithshtu lojtarët përkatës nuk do të prononcohen per kete gazetë gjatë kësaj periudhe”.

“Të dy klubet janë të vetëdijshëm se artikulli i gazetës që lidhet me titullin “E Premte e Zezë” përmban një mesazh anti-racist dhe kjo është arsyeja pse do të ndalohet hyrja e Corriere dello Sport deri në janar ne qendrat sportive”.

“Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në luftën kundër racizmit”

AS Roma dhe AC Milan!