10:46 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / B O

Asambleisti i LDK-së në Prishtinë jep dorëheqje, pak ditë pasi fitoj një pozitë të rëndësishme

Asamblisti i Lidhjes Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit kryeqytetas, Fehmi Kupina gjatë mbledhjes së asambles që është duke u mbajtur.

“Asamblisti Fisnik Osmani ka ofruar dorëheqjen për arsyeje personale. Osmani do të zëvendësohet me Hafiz Krasniqin” njoftoi Kupina.

Por në fakt Osmani para pak ditësh u zgjodhë drejtor i Termokosit.

Osmani, në rezultatin final të poentimit të kandidatëve i mori 36.75 pikë, duke u zgjedhur kryeshef i “Termokosit”. Pjesë e procesit rekrutues ishte edhe Ambasada Britanike në Kosovë./Indeksonline/