22:35 / E Diele, 07 Janar 2024 / Gj. Sh

Asensio me super asiste, Mbappe hat-trick… PSG-ja “shkatërron” kundërshtarin në Kupën e Francës

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar një fitore të thellë ndaj Revel-e në Kupën e Francës me rezultatin 0-9.

Qysh në pjesën e parë ekipi i Luis Enrique e caktoi fituesin, pasi arriti t’i shënonte katër gola, shkruan Indeksonline

Serinë e golave e hapi Kylian Mbappe, i cili shënoi dy gola gjatë pjesës së parë. Dy të tjerë, erdhën nga Asensio dhe N’Guessan (autogol).

Në pjesën e dytë, Mbappe realizoi edhe një për ta kompletuar hat-trikun.

Kurse katër golat tjerë i shënuan: Ramos, Kolo Muani (2) dhe Ndour.

Me këtë fitore, PSG-ja kualifikohet në fazën e 1/16 së finales në Kupën e Francës./Indeksonline/