Asgjë nuk shkoi sipas planit për Henryn në debutim te Monaco
Ndeshja e parë e Thierry Henryt si trajner përfundoi me humbje pasi që Monaco e tij u mposhtë nga Strasbourgi me rezultat, 1-2 në Ligue 1.
Francezi, Henry debutoi me humbje te skuadra nga Principata e Monakos, duke lënë shije të hidhur te legjenda pas ndeshjes së parë.
Monaco, kampion i Ligue në vitin 2017, nën urdhrat e të shkarkuarit, Leonardo Jardim kanë dështuar të fitojnë në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, transmeton IndeksOnline.
Strasbourg 2-1 Monaco FT:
Shots: 8-12
Pass accuracy: 79%-83%
Chances created: 8-8
Possession: 47%-53%Thierry Henry’s first game in charge ends in defeat. pic.twitter.com/94ELHYRhrY
— Squawka Football (@Squawka) October 20, 2018
Nga 10 ndeshjet e para, skuadra ka marrë vetëm 6 pikë, ecuri e cila është më e dobëta që prej sezonit, 1953/54.
Ky rezultat e vendosë Strasbourgin në vendin e gjashtë në tabelë, derisa Monaco duhet të fokusohet në ndeshjen e së mërkurës në Chamopions Leagues ndaj Club Brugges.
Ish-anëtari i Arsenalit, Henry, i cili e filloi karrierën si futbollist te Monaco, ishte asistent i trajnerit të Belgjikës para se t’i bashkohej tetë herë kampionit të Francës./IndeksOnline/