23:54 / E Mërkurë, 26 Shtator 2018 / indeksADMonline

Asgjë s’ishin grushtet e Joshuas ndaj Povetkinit, Sevilla ja bën edhe më keq Realit

Real Madrid është mposhtur nga Sevilla me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së gjashtë të La Ligas.

Me këtë rast, madrilenët nuk arritën ta shfrytëzojnë mundësinë për të udhëhequr në tabelë pas humbjes të Barcës.

Sevilla kaloi në epërsi në minutën e 17-të me golin e Andre Silvas, shkruan indeksonline.

Portugezi ishte shumë në formë dhe katër minuta më vonë shënoi edhe golin e dytë.

Golin e “nokautit” e shënoi Ben Yedder në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë nuk pati gola të rregullt përpos një goli të anuluar për Realin.

Pas humbjes, Real Madrid është në pozitën e dytë me 13 pikë aq sa ka Barca ndërsa Sevilla ngjitet në pozitën e katërt me 10 pikë. /IndeksOnlone/