16:14 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Ashtu si sheiku i Cityt edhe Abramovich hap kuletën, paguan shpenzimet e 6 mijë tifozëve për finale

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich ka vendosur që t’i shpërblejë tifozët e ekipit.

Më 29 maj (e shtunë) Blutë e Londrës luajnë finalen e madhe të UEFA Champions League kundër rivalit anglez, Manchester City, shkruan IndeksOnline

Përmes rrjeteve sociale, Chelsea ka njoftuar publikun se UEFA ia ka lejuar 5800 tifozë të jenë të pranishëm në stadiumin e Portos në Portugali.

Për shkak të shpenzimeve, klubi nga Londra – ashtu si Manchester City ka vendosur që udhëtimin t’ia paguajnë tifozëve./IndeksOnline/